Kalendar 'ferri' për Kukësin në startin e sezonit, po e pret...

Kalendar 'ferri' për Kukësin në startin e sezonit, po e pret...

18:19, 14/11/2020

Kukësi i sezonit 2020-2021 është një skuadër që ndryshoi dy herë gjatë merkatos së verës. Fillimisht kemi një ekip që u përfaqësua në Europë, por pas eliminimit nga Volfsburgu vijoi “eksodi” i dytë në ekip. Kështu që, skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega u ribë për herë të dytë, thuajse nga e para.

Ky është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar tek ecuria negative e verilindorëve në dy javët e para të kampionatit. Përveç kësaj, edhe kalendari ka qenë “i pamëshirshëm” për Kukësin në startin e kampionatit. Ende pa u konsoliduar si ekip, verilindorëve u duhej që të kalonin në provë force me rivalët direkt, panorama sport.

Në premierë u mundën 2-0 nga Tirana, pastaj vjen disfata 2-0 me Partizanin. Por, “ferri” i kalendarit në start vazhdon, pasi në javën e tretë skuadra e trajnerit Gega është mysafire në Durrës, ku dihet që Teuta shikohet si një nga favoritet për titull në këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco