Bolt: Ky futbollist është më i shpejtë se unë

Bolt: Ky futbollist është më i shpejtë se unë

17:38, 14/11/2020

Njeriu më i shpejt i botës, nuk do të pëlqente të sfidonte veten me Cristiano Ronaldon, pasi beson se ky i fundit do ta fitonte garën.

Bolt u kurorëzua si njeriu më i shpejtë në botë kur theu rekordin e 100 metrave sprint me një kohë prej 9.58 sekonda në Kampionatin Botëror në Berlin.

“Cristiano do të fitonte me siguri”, u përgjigj Bolt.

“Ai është akoma aktiv dhe punon çdo ditë. Për mua, ai është një super sportist. Cristiano është gjithmonë në krye në sportin e tij. Ai punon shumë fort dhe është gjithmonë i përqendruar. Nëse do të bënin një garë mendoj se ai do të ishte më i shpejtë se unë”, tha Bolt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco