Milan nuk e ka thënë fjalën e fundit mbi çështjen Dominik Szoboszlai

Milan nuk e ka thënë fjalën e fundit mbi çështjen Dominik Szoboszlai

15:21, 14/11/2020

Dominik Szoboszlai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Salzburg. Në 13 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me klubin austriak, 20 vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

Paraqitjet e talentit hungarez nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha. Një prej tyre, është skuadra italiane e Milanit.

Shumë pranë një marrëveshjeje në nëntor të vitit 2019 dhe prillin e kaluar, Milan shpreson që këtë herë ta mbyllë çështjen me lojtarin.

Klubi Lombard, nuk mendon rinovimin e kontratës me mesfushorin e Hakan Calhanoglu, i cili mund të largohet në merkaton e janarit, për të mos e humbur me kosto zero në fund të sezonit.

Më pas paratë e shitjes së mesfushorit turk do të përdoren për transferimin e futbollistit të Salzburg Dominik Szoboszlai, vlera e të cilit është diku te 25 milionë euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco