EURO 2020 mund të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar

EURO 2020 mund të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar

14:53, 14/11/2020

E planifikuar për t’u zhvilluara në 12 shtete, Euro2020 Euro 2020 që në fakt do të mbahet në 2021, mund të mos bëhet ashtu siç u planifikua. Eventi që dukej si një ngjarje interesante deri një vit më parë, është kthyer gjithnjë e më shumë në një telash për organizatorët, për shkak të COVID-19.

UEFA insiston se plani vazhdon si normalisht, por ndërkaq, kanë filluar bisedimet konkrete për zhvillimin e aktivitetit në një vend të vetem apo dy.

Udhëtimi nëpër Europë është thuajse plotësisht i bllokuar për shkak të valës së dytë që ka goditur kontinentin dhe që parashikohet të përkeqësohet në muajt në vijim. Kjo ka bërë që UEFA të rishikojë planet e saj pasi lëvizjet e kufizuara apo karantinimi i skuadarve dhe pjesëtarëve të numërt të stafeve përkatëse, do të bënin thuajse të pamundur zhvillimin normal të sfidave nëse situata me pandeminë nuk ndryshon shumë shpejt.

 “Daily Mail” bën të ditur se që tani kanë nisur bisedimet me Anglinë, për të zhvilluar aty të gjitha ndeshjet e këtij turneu, duke shfrytëzuar impiantet e cilësisë së lartë që ka në këtë vend. Atyre mund t’u bashkohen edhe 2-3 impiante në Skoci e Uells. Bisedimet kanë filluar dhe në varësi të asaj që ndodh deri në dy muajt e parë të vitit me pandeminë dhe rrjedhën e saj, UEFA do të marrë vendimin nëse do të ruajë formulën me 12 shtete, apo nëse do të zhvendoset përfundimisht në Britaninë e Madhe për këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco