Etrit Berisha: Kombëtares i duhen pikët, duam fitoren ndaj Kazakistanit

Etrit Berisha: Kombëtares i duhen pikët, duam fitoren ndaj Kazakistanit

13:29, 14/11/2020

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Kazakistanit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për portierin e Shqipërisë, ndeshja e radhës do të jetë shumë më ndryshe se ajo me Kosovën.

 “Tani na duhen pikët”, - thotë Berisha. “Me Kosovën morëm shumë sinjale pozitive, por tani duhen fitoret. Për mua nuk është e rëndësishme kush e ka shiritin e kapitenit, e rëndësishme është të jap maksimumin në fushë.

Në Kazakistan kemi luajtur shumë mirë, por nuk na ndihmoi fati, ndërkohë që presim të jetë një tjetër pamje nesër në Tiranë.

Trajneri mundohet të përgatisë ndeshjen në mënyrën e duhur, kështu që jemi gati”- ka deklaruar Etrit Berisha në konferencën për shtyp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco