Shevçenko në hall të madh, 4 futbollistë të Ukrainës infektohen me Covid-19

Shevçenko në hall të madh, 4 futbollistë të Ukrainës infektohen me Covid-19

13:11, 14/11/2020

Andriy Shevçenko ish-sulmuesi legjendar i Milanit, aktualisht në rolin e trajnerit të Ukrainës është në hall të madh para ndeshjes ndaj Gjermanisë që do të zhvillohet sot në mbrëmje për Ligën A të Nations League.

Te Ukraina janë zbuluar 5 raste me koronavirus në testet që janë kryer sëfundmi dhe të gjithë të infektuarit janë izoluar në hotelin ku kombëtarja Lindore është grumbulluar në Gjermani. Katër prej të prekurve janë futbollistë, Andriy Yarmolenko, Serhiy Sydorchuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsygankov, çka ia vështirëson punën trajnerit Andriy Shevchenko para ndeshjes kundër Gjermanisë në Nations League. Kështu për ndeshjen me “Pancerat” do të ketë të gatshëm 21 futbollistë, katër prej të cilëve janë portierë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco