Formacionet e mundshme: Portugali - Francë

Formacionet e mundshme: Portugali - Francë

12:12, 14/11/2020

Në orën 20:45, në stadiumin “Da Luz”, luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Francës, e vlefshme për Grupin të Tretë, në Divizionin Elitar të Ligës së Kombeve.

Pritet të jetë një sfidë mjaft e bukur, pasi të dy ekipet luftojnë për vendin e parë të grupit.

Kilyan Mbappe nuk do të luaj nga minuta e parë për Francën në këtë takim. Sulmuesi vuante nga një dëmtim muskulor dhe për këtë arsye nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Ndërsa për trajnerin e Portugalisë, e vetmja dilemë është se kush mes Bernardo Silva dhe Diogo Jota, do të shoqërojë  Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo në sulm.

Kujtojmë që sfida e muajt tetor mes dy skuadrave u mbyll në barazim 0-0.

Formacionet e mundshme:

Portugalia: Patricio - Cancelo, Semedo, Dias, Guerreiro - Fernandes, Danilo, Carvalho - B. Silva (ose Jota), Felix, Ronaldo.

Francë: Lloris - Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez - Martial, Pogba, Kante, Coman - Griezmann, Giroud.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco