'The Sun' zbulon se si mund të jetë infektuar Salah me COVID-19

'The Sun' zbulon se si mund të jetë infektuar Salah me COVID-19

12:08, 14/11/2020

Ditën e djeshme Federata Egjiptiane njoftoi se sulmuesi i të kuqve ka rezultuar pozitiv me CoVID-19.

Së fundmi ‘The Sun’ ka zbuluar se si ish lojtari i Romës mori pjesë në dasmën e vëllait të tij Nasr në Kajro të martën ( 10 nëntor).

Disa foto të Salah janë shfaqur në rrjete sociale ku futbollisti shihet duke kërcyer me maskë në mes të një turme të ftuarish.

Të mërkurën ai mori pjesë në një ceremoni çmimesh për nder të tij, por shoqata lokale e futbollit garantoi që janë respektuar të gjithë masat anti- covid.

Tashmë, Salah do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.

Ai do t’i mungojë Liverpool-it për ndeshjen ndaj Leicester dhe Brighton në Premier League si dhe ndaj Atalantës në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco