Nuk ka qetësi te Milan, Stefano Pioli rezulton pozitiv me Covid-19. Ja përgjigja për pjesën tjetër

Nuk ka qetësi te Milan, Stefano Pioli rezulton pozitiv me Covid-19. Ja përgjigja për pjesën tjetër

11:46, 14/11/2020

Një tjetër rast pozitiv me koronavirus te skuadra e Milanit. Bëhet fjalë për trajnerin e kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid pas testit të kryer këtë mëngjes.

Lajmi është dhënë nga klubi i Milanit përmes një deklarate për shtyp, ku njoftonte se tekniku italian është në gjendje të mirë dhe është izoluar në shtëpi sipas portokallit të qeverisë italiane.

“ AC Milan njofton se Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testimin e kryer këtë mëngjes. Për fat të mirë, trajneri nuk ka asnjë simptomë dhe ndohet i izoluar në shtëpi. E gjithë pjesa tejtër e skuadrës ka rezultuar negativë. Stërvitja e sotme është anuluar. Në varësi të monitorimit të kërkuar nga protokolli federal, ekipi do të rifillojë programin stërvitor në funksion të ndeshjes kundër Napolit të hënën pasdite ", thuhet në deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco