Pronari i Sundeland bie dakord që t’ia shesë klubin një 22-vjeçari

Pronari i Sundeland bie dakord që t’ia shesë klubin një 22-vjeçari

10:30, 14/11/2020

Pronari i Sunderlandit, Stjuart Donald, ka rënë dakord që t’i shesë klubin një konsorciumi, i cili drejtohet nga Kiril Lui Dreyfys, djali i ish-pronarit të Marsejës, Robert,  dhe pronarit aktual të pakicës së aksioneve Juan Sartori.

Sunderlandi, i cili deri pak vite më parë militonte në Premier Ligë, por sot ka zbritur në Ligën e Parë, pritet që pas dy javësh të ndërrojë pronësi dhe të kalojë në duart e 22-vjeçarit Kiril.

Donald, do të vazhdojë të mbajë 15% të aksioneve të klubit sipas “The Guardian”, ndërsa ai është përpjekur gjatë gjithë këtij viti që t’ia shesë aksionet Sartorit, i cili aktualisht zotëron 20% të aksioneve në “Stadium of Light”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco