U afrua me bujë, futbollisti e mbyll aventurën me Kastriotin dhe ikën në Itali

U afrua me bujë, futbollisti e mbyll aventurën me Kastriotin dhe ikën në Itali

09:13, 14/11/2020

Kastrioti i dha lamtumirën Kupës, pas humbjes me Teutën. Krutanët zbritën në fushë në këtë ndeshje me gjithë formacionin e dytë, çka solli edhe atë eliminim nga Teuta. Stafi teknik vendosi që të luajë me formacionin e dytë në këtë kompeticion, duke ruajtur lojtarët kryesorë për sfidat e kampionatit të cilat në javën e ardhshme do të luhen tri ndeshje delikate në harkun e tetë ditëve. Dje, skuadra ka zbritur në fushë nga ku edhe ka vijuar përgatitjet për sfidën e fundjavës së ardhshme ndaj Apolonisë.

Alesio Abibi u afrua me bujë te Kastrioti në merkaton e kësaj vere, por aventura e tij te krutanët zgjati fare pak. Ish-“gardiani” i Tiranës fillimisht shihej si një përforcim me shumë vlera për Kastriotin këtë sezon, dhe shihej si favoriti kryesor për të qenë titullari që do të mbronte katërkëndorin e krutanëve, por duket se gjërat nuk shkuan mirë për portierin, i cili përveç disa ndeshjeve miqësore nuk arriti që të luante zyrtarisht asnjë takim me krutanët, madje as të ishte në stol si portieri i dytë. Kjo ka sjellë pakënaqësi tek ai dhe, së fundmi, “Panorama Sport” ka arritur të mësojë ekskluzivisht se “gardiani” 23- vjeçar, duke mos qenë në planet e krutanëve, ka bërë kërkesë në klub për ta lënë të lirë dhe drejtuesit e kanë pranuar.

Kështu që, klubi ka rënë dakord me Abibin për ta prishur me konsensus marrëveshjen. Me marrjen e lejekalimit, Abibi është sërish një lojtar i lirë. Nga sa mësohet, sapo e ka marrë lejekalimin, ai është nisur direkt drejt Italisë, atje ku ka edhe familjen. Nuk përjashtohet mundësia që portieri të vazhdojë karrierën në shtetin fqinj, pasi më parë ka luajtur aty me Avelinon dhe Kavezen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco