Kualifikueset e botërorit/ Brazili mposht Venezuelën dhe ngjitet në krye, fitojnë edhe Kili e Uruguai

Kualifikueset e botërorit/ Brazili mposht Venezuelën dhe ngjitet në krye, fitojnë edhe Kili e Uruguai

08:59, 14/11/2020

U luajtën tre ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut. Në këto takime spikati fitorja e Uruguait ndaj Kolumbisë me rezultatin e thellë 3-0.

Edinson Cavani në minutën e pestë zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Nandez. Ndërsa, Luis Suarez në minutën e 54-të nga pika e bardhë dyfishoi shifrat, kurse Nandez vulosi fitoren në minutën e 73-të.

Fitore arritën edhe Kili me Brazilin, respektivisht ndaj Perus dhe Venezuelës.

Dygolëshi i Vidal (19) (34) i dha 3 pikët ekipit kilen, ndërsa për Brazilin realizoi futbollisti i Liverpool, Roberto Firmino (66).

Me këtë triumf, Brazil ngjitet në krye me 9 pikë të plota në 3 ndeshje të zhvilluara.

Renditja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco