Alberto kundër Lotito-s: Ai blen avion, por nuk na paguan

Alberto kundër Lotito-s: Ai blen avion, por nuk na paguan

22:23, 13/11/2020

Nuk është një moment i thjeshtë ai që po kalon Lazio-n,  të paktën në nivel mediatik.

Si të mos mjaftonte kaosi me tamponët, tani ka shpërthyer një polemikë tjetër në shtëpinë e bardhekaltërve dhe këtë herë protagonisti është Luis Alberto.

Fantazisti i Lazio-s nuk e ka marrë shumë mirë blerjen nga klubi roman të një avioni për fluturimet e skuadrës në transfertë.

Gjatë një lidhje në Twitch, numri 10 spanjoll i është përgjigjur kështu një tifozi që i kërkonte një opinion mbi blerjen e re të Lazio-s:

“A e kam parë avionin? Po, kam parë që blejnë gjëra, por nuk na paguajnë. Avionin e kam parë, shpenzojnë shumë para, por për ne nuk ka asgjë. Dreqi e mori”.

Kjo ka qenë shfryrja e ashpër e yllit të Lazio-s.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco