Egbo i përlotur: Emocion i paparë në fitoren me Partizanin dhe Kukësin, Tirana është sërish...

Egbo i përlotur: Emocion i paparë në fitoren me Partizanin dhe Kukësin, Tirana është sërish...

21:55, 13/11/2020

Emanuel Egbo së fundmi ka falënderuar të gjithë tifozët, vetëm një ditë pas shkarkimit të tij nga drejtimi i Tiranës. Në një lidhje live në rrjetet sociale, ish-tekniku bardheblu është shfaqur i emocionuar, teksa thotë se ishte i befasuar nga komentet pozitive, ndërkohë që në një moment kur flet për Tiranën përlotet.

 “Është koha për të pushuar pak, më pas të shikojmë si do shkojnë gjërat. Unë tani jam trajner futbolli. Unë jam mirënjohës për të gjithë tifozët e Tiranës. Mirënjohës për atë që kanë dhënë për këtë ekip, që për mua është më i madhi në Shqipëri. Unë e kam thënë gjithmonë që ju jeni lojtari i 12, sidomos në sezonin e kaluar, kur fituam titullin kampion. Jam këtu për të falënderuar klubin, duke filluar nga presidenti deri te punëtorët. Të gjithë që ishin pjesë e ekipit.

 

Tifozët? Tirana është klubi i zëmrës suaj dhe ju duhet ta mbështesni atë gjithmonë. Nuk jam i befasuar nga komentet pozitive. Klubi është më i madh se çdo njeri, ju duhet ta mbështetni, nga çdo cep i Shqipërisë. Shpresoj që do të vazhdoni me mbështetjen ndaj ekipit. Kurrë nuk mund të them lamtumirë, sepse nuk i dihet. Jam mirënjohës për çfarë kam arritur me këtë klub, nuk mund ta flas keq për këtë klub. Unë jam i njëjti Egbo që ju keni njohur nga fillimi. Uroj që ky klub të vazhdojë të ecë përpara.

 

Ka qenë emocion i paparë për mua, ndeshja me Partizanin dhe Kukësin, kanë qenë disa ndeshje ku kemi pasur emocione pafund, që nuk besoj se do të përsëriten përsëri, ndeshjet që i kemi fituar me djersën tonë.

 

Unë e kam thënë gjithmonë që për mua i rëndësishëm do të jetë grupi. Pavarësisht nëse mund të ketë lojtarë me teknikë të madhe, përsëri unë mendoj se gjithçka arrihet në grup dhe duhet të punojnë të gjithë bashkë. Kur një grup është bashkë, atëherë ky është lojtari më i mirë. Tirana edhe këtë sezon është për titull. I falënderoj edhe njëherë tifozët për mbështetjen që në kanë dhënë në çdo moment. Bota është portokall një ditë mund të shihem i sërish.”, u shpreh Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco