Neymar dhe Moise Kean kthehen në Paris

Neymar dhe Moise Kean kthehen në Paris

21:30, 13/11/2020

Neymar kthehet në Paris. Sulmuesi 28 vjeçar nuk do të luaj për Brazilin në ndeshjet e nëntorit për kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

Lajmi është dhënë nga klubi i PSG-së me anë të një deklarate për shtyp, ku njofton kthimin e Neymar në Paris në mënyrë që të vazhdojë rikuperimin nga dëmtimi i kofshën e majtë. I dëmtuar te kombëtarja e Italisë, Moise Kean është rikthyer tek klubi parisien pak orë më parë.

"Neymar JR do t’i bashkohet PSG-së së shpejti për të vazhduar programin për rikuperimin nga dëmtimi. Stafi mjekësor i ekipit kombëtar brazilian nuk dëshiron të rrezikojë dhe ka vendosur që O’Ney të kthehet në Paris. Është një vendim që nderon besimin dhe bashkëpunimin midis stafit të Paris Saint-Germain dhe atyre të Seleçao. Moise Kean ka rifilluar rikuperimin sot në qendrën stërvitore Ooredoo pasi u la i lirë nga stafi i kombëtares italiane, falë bashkëpunimit të mirë midis stafeve mjekësore “.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco