U-21/ Turqia i bën nder Shqipërisë, mposht rivalët e kuqezinjve

U-21/ Turqia i bën nder Shqipërisë, mposht rivalët e kuqezinjve

20:31, 13/11/2020

Turqia e 21-vjeçarëve na ka bërë një “dhuratë” ditën e sotme, teksa ka barazuar me Austrinë e grupit tonë, në eliminatoret për Europianin e 21-vjeçarëve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Austrisë 1-0, por në pjesën e dytë Turqia përmbysi gjithçka në 2-1 dhe në minutën e 90’, austriakët ia dolën të barazonin.

Megjithatë turqit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të shënojnë në minutën e 93’, për të marrë një fitore spektakolare në një ndeshje të çmendur.

Një rezultat shumë i mirë ky për Kombëtaren tonë të 21-vjeçarëve.

Tashmë Austria shkon në kuotën e 15 pikëve, 1 më shumë se Shqipëria që po fiton ndaj Kosovës dhe vendi i dytë është shumë afër, kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur.

Megjithatë duke parë ndeshjet e radhës, ku Austria luan me Andorrën, ndërsa Shqipëria me Anglinë, mund të thuhet se shanset janë të pakta, por futbollit kurrë nuk i dihet…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco