Sheiku i PSG-së gati të bëjë një 'çmenduri' për blerjen e Sergio Ramos

Sheiku i PSG-së gati të bëjë një 'çmenduri' për blerjen e Sergio Ramos

16:56, 13/11/2020

Muajt kalojnë dhe data e skadimit të kontratës së Sergio Ramos me Real Madrid po afron.

Kapiteni emblematik i “Los Blanco-s” ende nuk e ka rinovuar kontratën me e tij me klubi madrilen, e cila i skadon në qershor të vitit 2021.

Kjo vonesë, ka bërë që të ngjallet interesi i shumë klubeve të njohura për ta bërë pjesë të tyre mbrojtësin 34 vjeçar.

Një prej klubeve që po insiston më fort, për të firmosur me Ramos, është PSG-së. Ata janë gati t’i plotësojë çdo dëshirë lojtarit, pasi presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, është i fiksuar pas tij.

Sipas asaj që raporton “El Chiringuito” Al- Khelaifi madje ka planifikuar një takim me Ramos, ku do t’i paraqiste një letër, ku mund të shkruante dëshirat që kërkon t’i plotësohen për të firmosur me PSG.

PSG ka si objektiv fitimin e Champions League për herë të parë në histori dhe Ramos cilësohet si përforcimi i duhur për prapavijën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco