FOTO/ Egbo do flasë sot për aventurën te Tirana: Faleminderit të gjithëve, nuk iu them lamtumirë!

FOTO/ Egbo do flasë sot për aventurën te Tirana: Faleminderit të gjithëve, nuk iu them lamtumirë!

16:37, 13/11/2020

Largimet e befasishme te Tirana nuk kanë të sosur, sidomos në dy dekadat e fundit. Trajnerë të huaj apo dhe shqiptarë mjaft të njohur.

Ai që e ka pësuar së fundmi është Emanuel Egbo, i cili edhe pse riktheu titullin në kryeqytet pas 11-të vitesh, nuk i shpëtoi shkarkimit, madje jo të denjë.

Por, Egbo pas shkarkimit do të zbardhë shumë dilema, e madje, ai do të flasë sonte për herë të parë pas largimit nga drejtimi i skuadrës së Tiranës.

Trajneri kampion ka paralajmëruar në rrjetet sociale, se sonte në orën 20:45 do të jetë drejtpërdrejt për të gjithë sportdashësit për të folur për aventurën e tij te kryeqytetasit.

Por, edhe pse i shkarkuar dhe jo në një mënyrë ideale, çka e tha edhe pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Korabin, Egbo sërish edhe në statusin e sotëm ka shkruar: “Faleminderit të gjithëve, por kurrë s’iu them lamtumirë”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco