Dëmtimi i Neymarit/ Braziliani braktis grumbullimin me përfaqësuesen

Dëmtimi i Neymarit/ Braziliani braktis grumbullimin me përfaqësuesen

14:01, 13/11/2020

Neymar ka braktisur grumbullimin me përfaqësuesen e Brazilit.

Ylli i Paris Saint-Germain, ka pësuar lëndim në këmbe dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit në dy ndeshjet e ardhshme kundër Venezuelës dhe Uruguait të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

28-vjeçari nuk arriti të rikuperohej dhe të ishte pjesë e planeve të trajnerit Tite. Brazili gjithashtu do të ketë mungesën e Philippe Coutinhos, Fabinhos dhe Rodrigo Caio të cilët janë të lënduar, kurse Eder Militao dhe Gabriel Menino kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Brazili do të takohet me Venezuelën të premten në “Sao Paolo”, para se te udhëtojnë në Uruguai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco