Rivaldo i bën thirrje Barçës: Nëse doni të fitoni Championsin, duhen dy blerje në sulm!

Rivaldo i bën thirrje Barçës: Nëse doni të fitoni Championsin, duhen dy blerje në sulm!

12:16, 13/11/2020

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo ka këshilluar klubin katalanas që gjatë merkatos së janarit të kryejë dy transferta të mira për të përforcuar repartin e sulmit.

Koeman ende ka një skuadër të mbushur me yje, por opsionet e tij në sulm janë minimizuar nga një dëmtim fatkeq i “adoleshentit” Ansu Fati.

“Besova se Barcelona do të nënshkruante me dikë para dëmtimit të Ansu Fati, kështu që tani e mendoj edhe më shumë. Klubi katalanas duhet të përpiqet të nënshkruajë me një ose dy sulmues, nëse duan të luftojnë për titullin në Champions League.

Koeman duhet të ketë më shumë mundësi në sulm për të menaxhuar një formacion, që të jetë vendimtar dhe konkurrues në ndeshjet e mëdha. Ansu po luante mirë, po fitonte besim dhe po bëhej më me ndikim në ekip. Mungesa e tij është një tjetër dhimbje koke për trajnerin”, tha Rivaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco