Lajme të këqija për Juventusin, Chiellini pëson një tjetër dëmtim!

Lajme të këqija për Juventusin, Chiellini pëson një tjetër dëmtim!

11:58, 13/11/2020

Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro punuan pjesërisht me grupin në seancën stërvitore të së enjtes, çka sugjeron se së shpejti ata do të jenë të riaftësuar plotësisht për të qenë të gatshëm për sfidën me Cagliarin.

Gjithsesi, nga infermieria e Juventusit vijnë lajme të këqija në lidhje me gjendjen fizike të Giorgio Chiellinit.

Konsiderohet e sigurt mungesa e tij në ndeshjen e radhës në Serinë A, më 21 nëntor, por ekzaminimet e fundit mjekësore konfirmuan mungesën e tij për një muaj, pasi ka dëmtuar bicepsin femoral të kofshës së majtë.

Nëse në tetor ai qëndroi jashtë për dy javë, për shkak të një tendosjeje të thjeshtë të muskulit në kofshën e tij të djathtë, problem të cilin e kaloi, tani ndalesa do të jetë për të paktën një muaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco