Ibrahimovic publikon FOTO-n e rrallë me gjyshin e tij: ‘Rrënjë Ballkani’

Ibrahimovic publikon FOTO-n e rrallë me gjyshin e tij: ‘Rrënjë Ballkani’

10:48, 13/11/2020

Zlatan Ibrahimovic ka lindur në Malmo, prindërit e tij ishin shpërngulur nga Jugosllavia për në Suedi, babai i Zlatan ishte nga Bosnja ndërsa e ëma nga Kroacia, por që pas lindjes së Ibrës, në moshën dy vjeçare, ata u divorcuan.

Zlatan kaloi një fëmijëri të ndryshme pasi ishte emigrant, ai ishte i varfër dhe në shkollën që ka ndjekur të gjithë e kanë ngacmuar për shkak të hundës së gjatë.

Së fundmi Ibra postoi në rrjetet sociale një fotografi speciale pasi shfaqet me gjyshin e tij ndërsa shkruan: “Rrënjë Ballkani”. Karrierën profesionale e filloi te skuadra e Malmos, me të cilën debutoi në vitin 1999, e ngriti klubin suedez nga kategoria e dytë në atë të parën, pastaj u transferua të gjiganti holandez Ajax, me të cilët fitoi dy tituj.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në shumë skuadra të ndryshme si, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.

39-vjeçari ketë vit është duke kaluar një sezon fantastik, i cili në 5 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 8 gola, duke ndihmuar skuadrën e milanit të jetë në krye të Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco