Si po e shkatërron VAR-i futbollin? Arbitri jep vendimin skandaloz në Argjentinë - Paraguai

Si po e shkatërron VAR-i futbollin? Arbitri jep vendimin skandaloz në Argjentinë - Paraguai

09:04, 13/11/2020

Argjentina është ndalur në barazim 1-1 në duelin kundër Paraguait e vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botës.

Lionel Messi me shokë bëri gjithçka që të fitonte ndeshjen por e kishin të pamundur falë edhe një gafe të teknologjisë VAR.

Leo, shënoi golin e avantazhit në minutën e 57’ por arbitri pas pamjeve në VAR vendosi që të ndërhynte duke anuluar golin.

Natyrisht po flitet shumë për këtë vendim që erdhi për shkak se gjyqtari pretendoi se 30 sekonda më parë, i ishte marrë me faull topi një futbollisti të Paraguait. VAR-i tashmë jo vetëm që po ngadalëson dinamikën e lojës, por po jep vendime që kontestohen shumë duke keqinterpretuar rregulloren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco