Përcaktohen skuadrat që shkojnë në Europian nga Liga e Kombeve

Përcaktohen skuadrat që shkojnë në Europian nga Liga e Kombeve

23:28, 12/11/2020

Janë mësuar emrat e tri skuadrave që i janë bashkuar Maqedonisë së Veriut duke u kualifikuar në Euro 2020.

Hungaria, Sllovakia dhe Skocia me fitore ndaj kundërshtarëve ia dolën të prenë biletën për Kampionatin Evropian.

Hungaria ka bërë befasinë, duke përmbysur ndeshjen ndaj Islandës për katër minuta dhe siguruar kualifikimin.

Sigurdsson realizoi për vendasit në minutën e 11-të, teksa Nego barazoi shifrat në minutën e 88-të, kurse pas katër minutave Szoboszlai ‘tundi’ portën mike duke siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Në dy ndeshjet e tjera fituese dolën Sllovakia dhe Skocia.

Sllovakia gjithashtu me shumë vështirësi triumfoi në udhëtim me Irlanda e Veriut (1 – 2).

Kucka në minutën e 17-të kaloi miqtë në epërsi, por autogoli i Milan Skriniar (88′) bëri që ndeshja të shkonte në shtesë.

Ishte Duris që në minutën e 110-të kualifikoi Sllovakinë në Kampionatin Evropian.

Skocia me golin e Christie (52’) kaloi në epërsi me Serbnë, por Luka Jovic në minutën e fundit të ndeshjes barazoi shifrat (90’) dhe ndeshja shkoi në penallti, meqenëse në shtesë asnjëra skuadër nuk arriti të realizojë.

Në 11-metërsha me të saktë ishin skocezët që nuk gabuan asnjëherë, ndërsa për serbët gjuajtjen finale e humbi Mitrovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco