Lazio ka këtë ide për Vedat Muriqin

Lazio ka këtë ide për Vedat Muriqin

22:33, 12/11/2020

Vedat Muriqi bëri hapin e madh në merkaton e verës, teksa ndryshoi ekip, duke u larguar nga Fenerbahçe, për të kaluar te Lazio.

Megjithatë fillimi në Serinë A nuk ka qenë shumë i mirë për sulmuesin e Kosovës, i cili po vuan të përshtatet.

Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raporton “Transfermarketweb”, drejtuesit janë të zhgënjyer nga paraqitjet e sulmuesit.

Në këtë situatë, drejtuesit mendojnë ta huazojnë diku tjetër në mënyrë që Muriqi të rikthehet përsëri te forma e mirë, për të qenë më pas gati për skuadrën e Inzagit.

Sulmuesi i Kosovës mund të huazohet në një skuadër tjetër italiane në janar dhe më pas të rikthehet përsëri te Lazio në fund të sezonit, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco