VIDEO/ Kuqezinjve u rikthehet humori në stërvitje

VIDEO/ Kuqezinjve u rikthehet humori në stërvitje

21:54, 12/11/2020

Kombëtarja shqiptare duket se po buzëqesh më në fund dhe kjo fill pas fitores ndaj Kosovës.

Duket se paraqitja e fundit ka bindur jo vetëm futbolldashësit, por edhe vetë lojtarët me fitoren në ”Elbasan Arena”.

Sot kuqezinjtë kanë dalë në stërvitjen e parë në prag të sfidave deçizive ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë, ku do të vendoset edhe renditja përfundimtare në Ligën e Kombeve.

Shqipërisë i duhen domosdoshmërish 2 fitore ose 1 fitore dhe barazim për të shpresuar.

Grupi është ende i hapur me Bjellorusinë që kryeson grupin me 7 pikë, vendi i dytë ndahet mes Lituanisë e Shqipërisë me nga 5 pikë, ndërsa vendi i fundit, vetëm një pikë më pak Kazakistani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco