Historike! Maqedonia e Veriut kualifikohet në Europian, vendos 'plakushi' Pandev

Historike! Maqedonia e Veriut kualifikohet në Europian, vendos 'plakushi' Pandev

20:02, 12/11/2020

Ëndërr e bërë realitet. Maqedonia e Veriut është kualifikuar në Europian, pas triumfit 1-0 ndaj Gjeorgjisë në finalen e Grupit D në Nations League.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në te dytën Maqedonia shënoi dhe golin që i dha kualifikimin.

Autor i golit historik, ishte kapiteni Goran Pandev, futbollisti që jetonte për këtë sukses dhe për këtë gol, që me siguri se është më i rëndësishmi në karrierën e tij (minuta 56-të).

Në pjesën e mbetur të takimi, gjeorgjianët ishin më kërkuese, por pa arritur të rrezikojnë portën kundërshtare.

Kështu pasi eliminoi Kosovës dhe Gjeorgjinë, tashmë Maqedonia e Veriut do të luajë në eventin e madh.  Ka vend edhe për pak festë shqiptare, kjo për shkak të lojtarëve shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e Veriut, që ditën e sotme kishte titullar në fushë 5 lojtarë, Bejtulai, Alioski, Ademi, Musliu dhe Elmas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco