Dëmtohet Rabiot, Juventusi në emergjencë në mesfushë për sfidën e Serie A

Dëmtohet Rabiot, Juventusi në emergjencë në mesfushë për sfidën e Serie A

19:19, 12/11/2020

Dëmtohet Adrien Rabiot, i cili humbi ndeshjen miqësore të kombëtares së Francës kundër Finlandës në “Stade de France” mbrëmjen e djeshme.

Sipas “L’Equipe”, mesfushori 25-vjeçar i Juventusit, pësoi një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes së fundit me kampionët e botës.

Në orët e fundit, ai do t’i nënshtrohet analizave klinike për të vlerësuar shkallën e dëmtimit dhe nuk përjashtohet që ai të lërë grumbullimin e Didie Deshampit dhe të rikthehet në Torino.

Franca, ditët e ardhshme do të luajë edhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Portugalisë dhe Suedisë.

Pas Ramsejt, Pirlo humbet edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që trajneri i bardhezinjve mund të ketë një emergjencë në mesfushë për ndeshjen kundër Kaljarit.

“Zonja” është e privuar edhe nga shërbimet e kapitenit Kielini, i cili vuan gjithashtu një dëmtim muskulor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco