Manchester United planifikon të shesë Paul Pogba

Manchester United planifikon të shesë Paul Pogba

18:15, 12/11/2020

Ditët e Paul Pogba në Manchester duket se janë të numëruara. Sipas informacioneve të “Talksport”  mesfushori francez pritet të largohet nga “Djajtë e kuq” në fund të sezonit.

Sipas medias në fjalë, trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar drejtuesve të klubit largimin e Pogba-s, pasi ai nuk mund të luaj me Bruno Fernandez.

Gjithashtu, një tjetër shkak që Pogba pritet të largohet nga United është edhe kontrata. 27 vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe drejtuesit e klubit anglez nuk dëshirojnë që ta humbin me kosto zero.

Klubi ku pritet të transferohet, Pogba, është ai i Real Madrid. Një muaj më parë, Paul e pranoi se e kishte ëndërr që të bashkohej me Zinedine Zidane te Real Madrid. “ Të gjithë i kemi dëgjuar sato çfarë janë thënë. Çfarë të përgjigjem? Po, të gjithë futbollistët do të dëshironin të luanin për Real Madrid. Ndoshta është një ëndërr. Është një ëndërr për mua, pse jo një ditë?”tha ai.

Megjithatë, edhe nëse përfundon te Real Madrid, Pogba nuk do të kushtojë shumë para. Mungesa e minutave në fushë dhe gjithashtu kriza financiare e lidhur me pandeminë koronavirus e cila ka goditur botën dhe futbollin kanë bërë që çmimi i tij në treg të ulet.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco