Zyrtare/ Eliminohet nga Kupa, Tirana shkarkon trajnerin që e nxorri kampion

Zyrtare/ Eliminohet nga Kupa, Tirana shkarkon trajnerin që e nxorri kampion

18:23, 12/11/2020

Tashmë është zyrtare. Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, klubi i Tiranës ka shkarkuar trajnerin, Emanuel Egbo.

Vendin e Egbosë te Tirana pritet ta marrë ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede. Te Tirana mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri që e njeh ambientin bardheblu dhe për këtë arsye rriten kuotat që në stol të emërohet trajneri aktual i Kombëtares së 19-vjeçarëve.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco