Bregu: Objektivat e Teutës? Jemi skuadër me këmbë në tokë, por e dimë se mund t’i arrijmë të gjitha

Bregu: Objektivat e Teutës? Jemi skuadër me këmbë në tokë, por e dimë se mund t’i arrijmë të gjitha

17:34, 12/11/2020

Dejvi Bregu zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë me fanellën e Teutës, pasi shënoi një gol në triumfin me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Kastriotit në fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Sulmuesi vlonjat foli edhe për mikrofonin e Supersport në emisionin “Gol pas Goli”, ku ndër të tjera theksoi se durrsakët i kanë të gjitha mundësitë të garojnë për trofe këtë sezon.

A ishte kjo ndeshja juaj më e mirë me fanellën e Teutës?
Besoj se po, kjo ishte një nga paraqitjet e mia më të mira te Teuta. Më ka munguar shumë ritmi dhe stërvitja, por besoj se po rikthehem në formë dhe po përshtatem me lojën e skuadrës.

Cilat janë objektivat e Teutës këtë sezon?
Jemi skuadër me këmbë në tokë dhe duam t’i shikojmë ndeshjet hap pas hapi. Nuk mendojmë për objektivat madhorë, megjithëse e dimë se mund t’i arrijmë të gjitha objektivat që kemi. I kemi mundësitë për t’ia dalë.

Cilat shihni si pretendente këtë sezon?
Teuta ka mbajtur 90% të grupit dhe ka bërë përforcime shumë cilësore si Karabeci, Krasniqi, Daja. I kemi të gjitha mundësitë, por duhet ta tregojmë në fushë e jo me llafe. Më pas është Tirana, që ka një ekip të madh, Kukësi, Laçi, etj.

Cili është roli juaj i preferuar në fushë?
Roli ku ndihem më mirë është si sulmues i majtë, pasi u bë disa vite që luaj aty, por kemi diskutuar edhe me trajnerin, që në qoftë se ka nevojë ekipi do të sakrifikoj dhe do të luaj ku të më kërkojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco