Boateng drejt largimit, Bayern Munich kërkon tranferimin e mbrojtësit të Leipzig

Boateng drejt largimit, Bayern Munich kërkon tranferimin e mbrojtësit të Leipzig

16:46, 12/11/2020

Një muaj më parë, Jerome Boateng u shpreh se ndjehej i lumtur te skuadra e Bayern Munich. Mirëpo, sipas asaj që raporton “Bild” mbrojtësi 32 vjeçar do të largohet nga skuadra bavareze në fund të sezonit.

Kontrata e Boateng me Bayern skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e klubit gjerman  nuk kanë ndërmed t’i ofrojnë rinovimin. Dhe që prej atij momenti, futbollisti do të jetë i lirë të angazhohet me këdo klub që e sheh të përshtatshëm. Arsenal, Chelsea dhe Tottenham kanë nisur lëvizjet për të mirëpritur kampionin e botës me Gjermaninë në viti 2014.

Pas largimit të Boateng, drejtuesit e Bayern Munich synojnë transferimin e mbrojtësit të Leipzig, Dayot Upamecano. Një zgjedhje ideale, pasi mbrojtësi francez është vetëm 22 vjeç dhe do të ishte një bast afatgjatë për ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco