Ramadani: Duhet t'i marrim ndeshjet një nga një, mund të dalim me...

Ramadani: Duhet t'i marrim ndeshjet një nga një, mund të dalim me...

16:26, 12/11/2020

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka dalë sot në një konferencë për mediat, para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, ku është shprehur se të dyja ndeshjet janë të rëndësishme, për mungesat në skuadër dhe për objektivin e ekipit në këto dy ndeshje. Gjithashtu, ai foli edhe për ndeshjen me Kosovën, duke e vlerësuar përfaqësuesen dhe lojtarët e Kosovës

Kë do të vlerësoni si përballjen më të vështirë nga këto që kanë ngelur ende? Përballjen me Kazakistanin, apo atë me Bjellorusinë?

– Unë mendoj që të dyja ndeshjet janë të rëndësishme për ne sepse siç e thamë dhe më parë, është objektivi ynë për të kapur vendin e parë. Dhe duhet t’i fitojmë patjetër këto dy ndeshje.

– Mendoni që mund të na penalizojë fakti që skuadra nuk i ka të gjithë lojtarët në dispozicion?

– Mendoj që mund të na penalizojnë, por edhe lojtarët që jemi këtu, besoj që jemi shumë lojtarë të mirë dhe mendoj që mund të bëjmë maksimumin për këto dy ndeshjet e tjera.

– E shikon veten të kesh minuta në dy ndeshjet e radhës?

– Normalisht unë këtu kam ardhur për të luajtur, por është trajneri që e vendos. Unë gjithmonë do jap maksimumin në stërvitje, do punoj sa më shumë, pastaj është trajneri që e vendos a do luaj apo jo. Për mua ka rëndësi vetëm të jem këtu.

– A mund të arrihet objektivi duke pasur parasysh që këto dy skuadra ralisht janë nën nivelin tonë, por sfidat e kaluara kanë treguar që ne nuk ishim në nivelin që pretendonim.

– Mendoj që duhet t’iu qasemi seriozisht dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Së pari me Kazakistanin dhe pastaj me Bjellorusinë. Mendoj që mund të dalim me rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet.

– Reparti i mbrojtjes te ne vitet e fundit ka qenë i konsoliduar, duke marrë parasysh edhe emrat që vijnë nga një shkollë që vërtetë i jepet rëndësi mbrojtjes, siç është Serie A. Sa do ta penalizojnë skuadrën, duke pasur parasysh mungesat?

– Po mendoj që do na penalizojnë pak. Ka edhe mbrojtës të tjerë dhe ata janë lojtarë të mirë, mendoj që mund t’i zëvendësojnë edhe ata pa problem. Kemi këtu lojtarë të mirë me cilësi të mira dhe mendoj që secili mund ta zëvendësojnë gjithkënd.

– Ndikuar ndoshta edhe nga mungesat trajneri Reja, sa problem është për lojtarët fakti që shpesh kanë ndërrime në skemë?

– Faktikisht mendoj që mundet të kemi, por ne kemi vite me njëri tjetrin dhe jemi komponuar dhe mund të luajmë me njëri-tjetrin pa problem.

– Në ndeshjen e djeshme, a e prisnit atë rezultat?

– Kosova ka një ekip shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi shumë të mira por edhe ne luajtëm mirë dje dhe iu qasëm seriozisht dhe mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco