Bekim Balaj: Duhet të ndryshojmë diçka për të fituar

Bekim Balaj: Duhet të ndryshojmë diçka për të fituar

15:10, 12/11/2020

Bekim Balaj ka qenë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Kazakistanit. Shkodrani i kuqezinjve shprehet se e dinë çfarë duhet të bëjnë për të marrë fitoren, ashtu siç beson se edhe trajneri i ka idetë e qarta pas miqësores me Kosovën.

Goli në miqësore dhe paraqitja e skuadrës- “Kënaqësi gjithmonë të shënosh për kombëtaren, mendoj që testi i radhës me Kosovën ishte test serioz para dy sfidave që na presin. Bëmë një paraqitje të mirë dhe realisht ndihemi gati për këto dy sfida”.

Keni ndonjë preferencë për sulmin, si ndiheshit me Uzunin? “Të them të drejtën nuk është se kemi pasur preference dhe jemi të gjithë për një qëllim. E rëndësishme është që ekipi të arrijë fitoren dhe se më kë luan apo kush luan, atë e vendos trajneri”.

Sa shërben kjo miqësore? “Ndeshje të tilla vlejnë dhe kundërshtari ishte serioz. Dihet niveli i Kosovës. Gjithmonë ndeshje të tilla para atyre zyrtare janë të rëndësishme pasi shikon gjendjen dhe çfarë duhet ndryshuar. Apo edhe trajneri sheh formën e lojtarëve, besoj se i ka idetë e qarta dhe çdo gjë është gati për këto dy sfida”.

Ndjen presion kombëtarja pasi duhet fitorja? “Jemi mësuar të surprizojmë dhe kur nuk kemi qenë favorit kemi bërë mirë. Dhe, në këto rastet e kundërta ndodhet njëfarë presioni se të gjithë mendojnë fitoren. Besoj që ekipi është rritur dhe duke ditur nivelin e kundërshtarëve, besoj se të gjithë e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur fitoren”, u shpreh Balaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco