Operacioni shkoi për mrekulli, Maradona lë ambientet e spitalit!

Operacioni shkoi për mrekulli, Maradona lë ambientet e spitalit!

13:21, 12/11/2020

Diego Armando Maradona lë ambientet e spitalit dhe kthehet në shtëpi.

Legjenda argjentinase kishte shfaqur simptoma të anemisë dhe dehidrimit. Mirëpo një skaner zbuloi mpiksje gjaku midis trurit dhe kafkës së tij dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Gjithçka shkoi për mrekulli dhe tashmë El Pibe d’Oro” u largua nga klinika “Olivos” për të hyrë në fazën e rehabilitimit.

Diego nuk do të jetojë me vajzën e tij Giannina, në lagjen Nordelta të Buenos Aires, por në një apartament me qira, që nuk është larg shtëpisë së saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco