VIDEO/ Veprimi shqetësues i Asensios që po ‘çmend’ Luis Enriquen

VIDEO/ Veprimi shqetësues i Asensios që po ‘çmend’ Luis Enriquen

12:02, 12/11/2020

Nuk u ftua për ndeshjet e tetorit, ndërsa për ato të shtatorit u largua nga grumbullimi pasi ndjeu disa shqetësime në gjurin e operuar pas këputjes së ligamenteve.

Fjala është për Marco Asension, që edhe në ndeshjet e nëntorit nuk ishte në planet e Luis Enriques, por në fund iu bashkua ‘La Rojas’ pasi Ansu Fati i liroi vendin në Spanjë pas lëndimit me Barcelonën.

Një ndër arsyet ndoshta që Enrique nuk e kishte ftuar Asension ishte edhe ajo që ndodhi mbrëmë, shkruan gazeta “AS”. Në miqësoren me Holandën që u mbyll me rezultatin 1-1, Asensio pati fajin me të madh te goli i pësuar.

Nga një aksion aspak premtues, vendasit shënuan për të barazuar, pasi Marco Asensio nuk markoi siç duhet kundërshtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco