Alban Bushi me Koronavirus, Shpresat do të drejtohen nga tekniku ekspert

Alban Bushi me Koronavirus, Shpresat do të drejtohen nga tekniku ekspert

23:01, 11/11/2020

Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës.

Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon.

Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco