VIDEO/ Gafa portierit të Ukrainës bën xhiron e rrjetit

VIDEO/ Gafa portierit të Ukrainës bën xhiron e rrjetit

22:32, 11/11/2020

Në miqësoren mes Polonisë dhe Ukrainës, është regjistruar gafa e mbrëmjes, ku protagonist është bërë portieri i kombëtares së Shevçenkos.

Në minutën e 40’, portieri i Ukrainës, Andrij Lunin bën një dalje që nuk e kishte menduar mirë. Megjithëse ia del të mbërrijë te topi, portieri i Realit të Madridit, bën një gafë, duke e goditur topin shumë keq dhe duke e dorëzuar kështu atë te Zielinski, i cili nuk u mendua dy herë, pro ia dha sulmuesit Piontek, i cili më një gjuajtje nga jashtë e dërgon topin në rrjetë, për të shënuar kështu golin e parë të mbrëmjes.

Kaq ka mjaftuar që video me gafën e portierit të Ukrainës të nisë të bëjë xhiron në internet, ku nuk mungojnë talljet, duke e quajtur si një imitim të keq të Nojerit, që shquhet për daljet e tij.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco