Rezultatet e ndeshjeve miqësore, spektakël në Turqi-Kroaci

Rezultatet e ndeshjeve miqësore, spektakël në Turqi-Kroaci

22:29, 11/11/2020

Danimarka fitoi derbin nordik ndaj Suedisë me rezultatin e pastër 2-0.

Në miqësoren e zhvilluar në Brondby, danezët iu falën golave të realizuar nga Wind dhe Bah në pjesën e dytë.

Sfidë spektakolare ndërkohë ajo mes Turqisë dhe Kroacisë që u mbyll në barazim 3-3. 

Të dy trajnerët nuk hodhën në fushë formacionet më të mira, por ata që u aktivizuan dhanë më të mirën e tyre.

Turqia e mbylli pjesën e parë në avantazh me golat e Tosun dhe Turuc ndërsa për miqtë realizoi Budimir.

Në pjesën e dytë Kroacia përmbysi gjithçka me Pasalic dhe Brekalo, por Under barazoi shumë shpejt duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 3-3.

Në ndeshjet e tjera Greqia fitoi 2-1 derbin ndaj Qipros.

Barazim pa gola mes Kazakistanit dhe Malit të Zi, ndërkohë Rumania mposhti 5-3 Bjellorusinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco