VIDEO/ ‘Betimi’ i Vedat Muriqit po bën xhiron e rrjetit: Për Zotin është penallti

VIDEO/ ‘Betimi’ i Vedat Muriqit po bën xhiron e rrjetit: Për Zotin është penallti

21:06, 11/11/2020

Shqipëria mposhti Kosovën ditën e sotme në “Elbasan Arena” në miqësoren vëllazërore mes dy përfaqësueseve me rezultatin 2-1.

Për Shqipërinë shënuan Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, ndërsa për Kosovën golin e vetëm e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 85-të.

Sulmuesi pas një dyluftimi me mbrojtësin Çepele, rrëzohet në zonë dhe arbitri akordon penallti, pavarësisht se lojtarët e Shqipërisë nuk janë dakord.

Pikërisht këtu regjistrohet edhe një moment i veçantë, teksa kamerat fokusojnë një moment, kur Muriqi i thotë Alban Hoxhës dhe Çepeles:

“Po, për Zotin është penallti”, dhe pas kësaj merr topin dhe shkon ta gjuajë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco