Shpresat fitojnë miqësoren, shënojnë Ernest Muçi dhe Indrit Tuci

Shpresat fitojnë miqësoren, shënojnë Ernest Muçi dhe Indrit Tuci

20:31, 11/11/2020

Pas Kombëtares së Edi Rejës, në fushë ditën e sotme për miqësore ka zbritur edhe Kombëtarja e 21-vjeçarëve.

Shpresat e Alban Bushit kanë luajtur miqësore ditën e sotme me 19-vjeçarët e Akademia e Futbollit, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik, për kuqezinjtë shënuan sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi dhe sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci.

Kjo miqësore u zhvillua në prag të dy sfidave të rëndësishme për kuqezinjtë e Bushit, që janë të fundit të eliminatoreve të Euro 2021, ndaj Kosovës më 13 nëntor dhe më 17 nëntor ndaj moshatarëve të Anglisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco