'Me Shqipërinë është ndeshje e madhe', flet Rrahmani: Ja pse nuk luaj te Napoli

'Me Shqipërinë është ndeshje e madhe', flet Rrahmani: Ja pse nuk luaj te Napoli

18:45, 11/11/2020

Edhe pse te Napoli nuk ka minuta, Amira Rrahmani luajti titullar për Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë (1-2).

Pas përfundimit të sfidës, mbrojtësi 26 vjeçar dha një intervistë për “Rtsh Sport”, ku u shpreh: “Të përfaqësosh shtetin tënd është ndjenjë që nuk përshkruhet. Me Shqipërinë është ndeshje e madhe edhe pse pa tifozë. Shpresoj që të fitojmë me Slloveninë. Nuk e mendon askush që të shkojmë në Ligën D. Këtë gjë duhet ta vërtetojmë në ndeshjet e radhës”.

Më pas, zbulimi pse qëndron në stol te Napoli, edhe pse ishte investim jo edhe aq i vogël. “Napoli ka investuar te mua që kur më bleu. Kishin plan shitjen e Koulibaly, por koronavirusi ndikoi dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan.

Më kanë thënë që jam pjesë e rëndësishme e ekipit dhe besoj se shumë shpejt do të vijë momenti. Kisha oferta nga Celtic dhe Standard, por në fund firmosa te Napoli, ky ishte hapi më i rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Rrahmani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco