Shqipëri - Kosovë, flasin protagonsitët e sfidës

Shqipëri - Kosovë, flasin protagonsitët e sfidës

19:12, 11/11/2020

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1 miqësoren vëllarërore ndaj Kosovës. Golat e Balajt dhe Uzunit i dhanë fitoren kuqezinjve. Golin e vetëm për “Dardanët” e realizoi Vedat Muriqi me penallti.

Pas përfundimit të takimit, protagonistët e sfidës kanë dhënë kanë folur për mediat rreth takimit të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Sahiti (Trajneri i Kosovës për sot): “Sigurisht që është një rezultat negativ kjo humbje. E kemi nisur keq dhe me meritë e pësuam golin e parë. Pastaj e kemi pasur një tjetër ritëm, por sërish nuk ishim mjaftueshëm atje ku duhet. Sigurisht që nuk ishte si kusht fitorja me patjetër ndaj Shqipërisë, dëshironim që të provonim disa lojtarë të rinjë që kanë pasur më pak minuta në klubet e tyre. Nuk kishte hapësira Muriqi? Nuk duhet të harrojmë që po luanim me Shqipërinë, kanë një mbrojtje shumë të mirë dhe janë Kombëtare me shumë cilësi”.

Cepele: “Nuk e mendoja kurrë këtë debutim, më dha një emocion të jashtëzakonshëm. E kuptoj edhe trajnerin në gjuhën italiane, u përshtata mjaft mirë. Si thuhet edhe në Itali “kohë pas kohe”, do të shihni edhe më tepër. Unë punoj në stërvitje dhe Reja e ka në dorë për të më aktivizuar sërish”.

Albi Doka: “Jam shumë i lumtur, e kam pasur ëndërr që i vogël, më në fund erdhi dita dhe e kam realizuar ëndrrën. Mezi po prisja të futesha në lojë.

Ismajli: “Nuk e prisja, por për mua ishte një debutim super i mirë. Unë përshtatem me skemën, edhe në Kroaci luajmë me 3-5-2 dhe për mua është akoma më mirë. Ashtu siç kemi gjakun bardhe e blu, të tre lojtarët e Tiranës sot, kishim gjakun kuq e zi”.

“Për fat të mirë tani kam kaluar gjithçka. Jam rikthyer aty ku duhet të jem dhe kam kaluar periudhën e vështirë kur humba ndeshjet me Shqipërinë në shtator dhe tetor. Tani duhet të punoj dhe të rikthehem në formën më të mirë për 2 ndeshjet më të rëndësishme. Ndaj Kosovës ndjenjat janë të përziera sepse jam lindur dhe jam rritur atje. Atje është shteti im. Ishte një ndeshje vëllazërore. Nuk kishte rëndësi rezultati, të dy kombëtaret e shfrytëzuan për të futur disa lojtarë të rinj dhe ia vlejti. Gjithçka ka shkuar në rregull.

 Me çdonjërin prej të rinjve ndihem mirë sepse janë profesionistë, luajnë me ekipe të mira në Europë dhe kanë të ardhme të madhe përpara. Do i përkrahim dhe do jemi pas tyre. Ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë nuk do të jenë ndeshje të lehta. Kemi humbur pikë dhe duhet të rikuperojmë për të dalë të parët., Mendojmë se mund t’ia arrijmë qëllimit sepse ne jemi më të mirët dhe ta tregojmë në fushë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco