Shënoi golin e parë në Shqipëri-Kosovë, ja çfarë thotë Bekim Balaj

Shënoi golin e parë në Shqipëri-Kosovë, ja çfarë thotë Bekim Balaj

18:57, 11/11/2020

Autori i golit të parë të Shqipërisë ndaj Kosovës, Bekim Balaj, e analizoi kështu suksesin e kuqezinjve me shifrat 2-1 në vëllazëroren ndaj Kosovës:

“Gjithmonë e rëndësishme është kur bën lojë, e vlerësuam në maksimum dhe hymë me impenjimin e duhur. Bëmë paraqitje të mirë, arritëm ta fitojmë ndeshjen me një paraqitje të mirë.

Ekipi kombëtar ka gjithmonë prurje e afrime dhe kushdo që vjen duhet ta vlerësojë atë mundësi, të japë më mirën kur vesh fanellën, çdokush duhet ta shfrytëzojë rastin se është privilegj i madh.

Si sulmues, kur kalojnë ndeshjet pa shënuar ndihet mungesa e golit, e rëndësishme është që të jem pjesë e ekipit të luaj sa më shumë dhe kur aktivizohesh golat vijnë”.

Balaj ka që nga dhjetori që nuk luan, ndërsa thotë se i ka munguar fusha: “Të them të drejtën, duke i ndjekur ndeshjet nga TV është ndryshe nga ku i sheh në fushë, në Kazakistan ndoshta jo e luajtur në rimtin e duhur, me Lituaninë kishim ritmin e duhur dhe është mëkat që nuk e fituam atë ndeshje”, tha Bekim Balaj pas ndeshjes me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco