Vata me superlativa për Uzunin: I kanë ngrënë hakun, ishte njeriu i ndeshjes

Vata me superlativa për Uzunin: I kanë ngrënë hakun, ishte njeriu i ndeshjes

18:06, 11/11/2020

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, analizoi fitoren 2-1 në miqësoren ndaj Kosovës, ku evidentoi Uzunin si njeriun e ndeshjes. Në një lidhje live për “Ëndërr Kuq e Zi”, shkodrani u shpreh:

“Diferenca e të dyja skuadrave sot ishte Uzuni. Kishte grintë dhe dinamizëm. I kanë ngrënë hakun në aspektin e mobilizimit dhe angazhimit. Mendoj që ishte njeriu i ndeshjes. Ka arritur performancën e tij si lojtar me lëvizjen te Ferencvarosh. Kam pasur dyshimet e mija, sepse ka qenë një lojtar që luante me kokën poshtë. Shkodra është djepi i futbollit, por s’ka kush e përkund.

Performanca e tij e ka vënë në vështirësi Rejën. Është guximtar dhe ka uri. Shpresoj që të gjithë lojtarët të kenë të njëjtën uri. Mendoj që me asistit dhe golin do ta risin më shumë si lojtar. Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Fitore e merituar e Shqipërisë, do t’i shërbejë për 2 ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Vata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco