Rudi Vata: Nuk ka vëllazërore në profesionalizëm, Shqipëri-Kosovë do jetë serioze

Rudi Vata: Nuk ka vëllazërore në profesionalizëm, Shqipëri-Kosovë do jetë serioze

16:22, 11/11/2020

Rudi Vata, ish-futbollisti i kombëtares në një pronocim për RTSH Sport u shpreh rreth temës së bashkimit në një kombëtare.

Vata thekson se për momentin kjo temë është humbje kohe dhe se kur flitet për profesionalizëm nuk mund të ketë ndeshje vëllazërore dhe sot të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren.

“Një kombëtare? Për momentin është humbje kohe për të diskutuar, sigurisht është dëshira. Është një ndeshje e rëndësishme se është ndeshje prestigji. Në aspektin psikologjik do të ndikojë shumë tek ajo skuadër që do të marrë rezultat pozitiv. Të dy skuadrat kanë dëshirën për të dalë triumfues.

Ndoshta, do të jetë pak më serioze se një miqësore. Edhe unë kam dëshirë të luajnë në këtë mënyrë. Mendoj që është e rëndësishme për të angazhuar ato futbollistë që mendohet se mund të zgjidhin probleme në të ardhmen. Por, mendoj që në profesionalizëm nuk mund të ketë ndeshje vëllazërore. Çdo futbollist ndihet shqiptar dhe ka dëshirë për kombin që po përfaqëson. I bën mirë futbollit të dy vendeve dhe rrit nivelin. Kjo konkurrencë paqësore, është e bukur dhe do të shërbejë për të ardhmen”, deklaroi ish-kapiteni kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco