Koeman tregohet i sinqertë: Bayerni klubi më i fortë në Champions!

Koeman tregohet i sinqertë: Bayerni klubi më i fortë në Champions!

15:34, 11/11/2020

Ronald Koeman ka dhënë një intervistë të gjatë për “El Mundo Deportivon”, ku ka folur pa dorashka për Barcelonën e tij, dyshimet që ka për organikën dhe dëshirat e merkatos.

“Ndikojnë shumë faktorë sikurse është situata financiare e klubit. Unë punoj me lojtarët që kam, por nëse më pyet nëse është ekipi ideal për mua, kam dyshimet e mia. Gjërat gjithmonë mund të përmirësohen. Komunikoj shpesh me Planes (drejtori sportiv), për gjithçka i mungon skuadrës. Megjithatë, garda e vjetër e kuptoi se gjërat duhej të ndryshonin”, ka thënë 57 vjeçari.

“Pedri është lojtari që më befasoi më shumë. Griezmann është një sulmues që punon shumë dhe mund të kthehet nuk nivelin që dëshiron. Kjo varet nga ai. Dembele po stërvitet shumë dhe po përmirësohet fizikisht. Messi? Ai më tregoi se, pavarësisht problemeve të tij me klubin, dëshiron të vazhdojë të fitojë”, shtoi trajneri.

Nuk mund të mungonte një koment për një objektiv që Barcelonës i mungon prej 5 vitesh trofeu i Champions League.

“Për ta fituar këtë trofe, duhet të përmirësohemi. Bayern është më i fortë për momentin”, përfundoi Koeman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco