Covid-19 infekton skuadrën e New York Knicks, klubi mbyll qendrën stërvitore

Covid-19 infekton skuadrën e New York Knicks, klubi mbyll qendrën stërvitore

15:15, 11/11/2020

Skuadra e NBA-së, New York Knicks, ka vendosur të mbyllë përkohësisht qendrën e saj stërvitore, pasi 3 anëtarë të klubit nju-jorkez kanë dalë pozitiv me koronavirus. Klubi ka deklaruar se pozitiviteti ka ardhur pas një testimi rutinë anti-Covid që u është bërë punonjësve.

Të 3 punonjësit janë asimptomatikë dhe janë futur menjëherë në karantinë. Për të evituar që situata në klub të përkeqësohet është marrë vendimi për ta mbyllur përkohësisht qendrën stërvitore, duke kryer edhe dezinfektimin e saj

Pritet që qendra stërvitore të qëndrojë e mbyllur deri ditën që do të nisë zyrtarisht faza përgatitore, në fillim të dhjetorit (sezoni i ri nis më 22 dhjetor). Deri atëherë, lojtarët duhet të stërviten individualisht apo në grupe të vogla në palestra të tjera ose në shtëpitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco