Shtohet ankthi në Shqipëri – Kosovë, trajneri Challandes infektohet me koronavirus

Shtohet ankthi në Shqipëri – Kosovë, trajneri Challandes infektohet me koronavirus

10:45, 11/11/2020

Pas kryerjes së testit, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, trajneri i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

Vlen të theksohet që në ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmës-trajneri i parë, Muharrem Sahiti.

Pas ndeshjes së sotme miqësore, Kosova do t’i luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin 3 të Ligës C, me synim për ta shmangur rënien në Ligën D – kategorinë e fundit të kësaj gare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco