Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në botë dhe ai e bën Barcelonën ekip më të mirë kur është pjesë e tij, thotë trajneri i Barçës, Ronald Koeman.
Përfaqësuesi i Argjentinës u la në stol për herë të parë që prej shtatorit të 2019-s në fitoren e Barçës 5-2 kundër Real Betisit në “Camp Nou”. Por Koeman tha se Messi nuk u aktivizua për shkak se një problemi të vogël fizik.
“Messi e ka dëshmuar se është futbollist i cili dëshiron të fitojë trofe dhe të vazhdojë të jetë më i miri, edhe pse ka pasur probleme me klubin”, tha Koeman.
“Barcelona ka qenë dhe gjithmonë do të jetë ekip më i mirë me Messin. Kur erdha, më thanë se Messi ishte i palumtur. Ne biseduam në shtëpinë e tij dhe ai m’i shpjegoi arsyet. Unë isha i sinqertë. I thashë se gjëja e vetme ishte sistemi, pozicioni i tij në fushë, rëndësia e tij në ekip. Problemin që e kishte me klubin nuk mund ta ndryshoja. Tashmë gjithçka ka kaluar dhe Mesi ka filluar stërvitjen dhe ndihet i qetë”, tha Koeman.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: